Ndeshja vendimtare kundër Milanit në Champions, Borusia Dortmund me sytë nga… i dashuri i Loredanës

by admin
Spread the love

Borusia Dortmund udhëton këtë të martë drejt Italisë për një ndeshje të ndezur ndaj Milanit në Ligën e Kampioneve Një sfidë direkte e cila mund të vendosë fatin e dy skuadrave në këtë turne. Për ekipin gjerman, ndeshja vjen në një moment ku ekipi po përballet me disa dëmtime dhe në klub shpresojnë që të rikuperojnë sa më shumë futbollistë për sfidën në “San Siro”.

adejemi

Dy emrat që kanë munguar në ndeshjen e fundit ndaj Borusia Mynshengladbah janë Karim Adejemi dhe Sebastian Haller, të dy futbollistë të fazës ofensive. Adejemi në fakt ka qenë edhe jashtë forme dhe është bërë vazhdimisht temë diskutimi për shkak të lidhje së tij me këngëtaren shqiptare Loredana.

“Shpresojmë që të dy të jenë në dispozicion për të martën. Duhet të presim dhe shohim se si zhvillohet situata”, ishin fjalët e drejtorit sportiv, Sebastian Kehl rreth situatës së dy sulmuesve. “Uroj që të rikuperohen sa më shpejt që të jetë e mundur që të udhëtojnë me ne të hënën”, tha trajneri Edin Terziç.

PANORAMASPORT.AL

You may also like