Ndalohen shtetasit e Shqipërisë dhe Gjermanisë në Bllacë, automjeti i tyre dyshohet se ishte i vjedhur

by admin
Spread the love

Dje në orën 17:00 në vendkalimin kufitarë në “Bllacë”, zyrtarët policorë kanë ndaluar 22-vjeçarin A.M. nga Republika e Shqipërisë dhe 21-vjeçari V.S. nga Republika Federale e Gjermanisë, njoftojnë nga MPB.

“Gjatë kontrollit kufitarë është konstatuar se automjeti “Mercedes” me targa gjermane, i cili drejtohej nga A.M., ndërsa V.S. ishte udhëtarë, ishte regjistruar në bazën e Interpolit si i vjedhur”, thonë nga MPB.
Ata janë ndaluar në stacionin policorë, ndërsa automjeti është konfiskuar për procedim të mëtejshëm. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës.

MARKETING



You may also like