NBA/ Boston “turpëron” Golden State, Celtics tregojnë forcën, fitojnë me 52 pikë diferencë

by admin
Spread the love

E kishte treguar gjatë gjithë sezonit, por Boston jep një tjetër shfaqe të forcës me një fitore të ekzagjeruar kundër Golden State. Celtics triumfuan me 52 pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 140-88, duke “tupëruar” siç thuhet në mediat amerikane, “yllin”, Stepthen Curry dhe shokët e tij.

Në këtë fitore të madhe, meritë kishte dyshja e yjeve Jaylen Brown dhe Jayson Tatum. I pari shënoi 29 pikë, ndërsa tjetri 27. Me këtë fitore, Boston konfirmohet në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes.

E ndryshme është situata në Perëndim, pasi mbrëmja e fundit e ndeshjeve në NBA solli një rrokadë në krye të renditjes. Minnesota dhuroi një suprizë në fushën e saj, duke u mundur 88-89 nga Los Angeles Clippers, në sfidën me më pak pikë. Kawhi Leonard ishte lider në fitoren e skuadrës kaliforniane, që detyroi Minnesota të dorëzojë vendin e parë.

Në krye të Konferencës së Perëndimit ngjitet Oklahoma, që në sfidën e saj mundi në transfertë Phoenix Suns, me rezultatin 110-118. Shai Gilgeous-Alexander ishte shënuesi më i mirë me 35 pikë dhe njeriu i triumfit për Thunders.

Në mbrëmjen e NBA u ngjit në skenë një tjetër paraqitje e shkëlqyer e Luka Doncic, me “shtatlartin” slloven, që shënoi 38 pikë, kapi 11 topa në tabelë dhe dha 10 asist, por tre shifrat dopjo të tij nuk eviuan humbjen e Dallas Mavericks, të cilët u dorëzuan në shtëpi përballë Philadelphia 76ers me rezultatin 120-116.

Një tjetër basketbollist evropian që shkëlqeu në ndeshjet e fundit të NBA ishte Viktor Wembanyama. Në sezonin e parë të tij, francezi dhuroi një tjetër paraqitje prej “ylli” me 31 pikë dhe 12 topa të kapur në tabelë në fitoren 117-105 të San Antonio kundër Indiana. /i.m /abcnews.al

You may also like