Navalny nuk duhej të ishte kthyer në Rusi – Shqip

by admin
Spread the love

Ndryshe nga liderët e tjerë të huaj të cilët fajësuan presidentin Vladimir Putin për vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, ish-presidenti Donald Trump mbajti një qëndrim tjetër. Në një intervistë për rrjetin televiziv Fox News, Trump u shpreh se Navalny bëri gabim që u kthye në Rusi pas helmimit me agjent nervor në Gjermani në vitin 2021.

“Navalny ndodhej në një situatë shumë të trishtueshme dhe ai ishte një djalë shumë i guximshëm sepse u kthye, kur mund të kishte qëndruar larg. Dhe sinqerisht, ndoshta do të kishte qenë shumë më mirë të qëndronte larg dhe të fliste nga jashtë vendit sepse njerëzit e ndjenin rrezikun, ashtu siç edhe ndodhi. Është një gjë e tmerrshme, por po ndodh edhe në vendin tonë sepse po kthehemi në një vend komunist në shumë mënyra dhe siç edhe e shini unë jam kandidati kryesor dhe jam akuzuar”.

Trump i cili ka shprehur mbështetje për Putinin si gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë 2017-2021 ashtu edhe më pas, vazhdoi ta krahasonte veten me Navalny, duke lënë të kuptohet se të dy ishin përballur me akuza penale të motivuara politikisht.

Klan News

You may also like