NASA provon për herë të dytë lëshimin e raketës në Hënë

by admin
Spread the love

NASA vijon sot përpjekjen e dytë për të nisur misionin “Artemis” që do të dërgojë në Hënë një raketë pas 50 vjetësh.

Agjencia Hapësinore nuk u favorizua nga moti dhe problemet teknike ditën e hënë, por gjendja duket pozitive në Qendrën Hapësinore Kennedy.

“Duhet të shkojmë, të jemi gati dhe të  shohim çfarë do të na sjellë dita”, është shprehur menaxheri i misionit, Mike Sarafin.

Prova e së shtunës për të dërguar në hapësirë raketën Space launch System do të nisë në orën lokale 14:17.

Objektivi i mjetit hapësinore 100-metërsh është të gjuajë një kapsulë me  përmasat e njeriut në drejtim të Hënës, diçka që nuk ka ndodhur që prej misionit “Apollo” në 1972.

“Artemis I” është një demonstrim teknologjie ndaj nuk do të ketë ekuipazh, por nëse gjithçka shkon sipas planit, “Artemis II”, i programuar për vitin 2024, do të transportojë njerëz.

You may also like