Nard Ndoka zbulon emrin: Rama e ka vendosur, ja kush është ish-ministrja e PD-së që do të jetë Presidente

by admin
Spread the love

Ditëve të fundit tema kryesore e mediave analistëve dhe politikanëve ka qenë propozimi i emrit që do zëvendësojë Ilir Metën. Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Ndoka deklaron se Rama e ka vendosur se kush do të jetë kreu i shtetit.

Nard Ndoka nënvizoi se Rama së bashku me Alibeajn po bëjnë “lojë” me këtë proces pasi e kanë vendosur që kreu i ri i shtetit të jetë një grua, pra Majlinda Bregu.

“Rama po aktron dhe po bën një lojë me këtë proces, po përpiqet që të thellojë hendekun mes opozitës nëpërmjet diversionit,. Po e keqpërdor Lulzim Bashën dhe mbetjet e tij. Po përpiqet të marrë maksimalen që vetëm proces kushtetues nuk mund të quhet. Nëse mund ta themi edhe emrin dhe besoj shumë që Majlinda Bregu emri i përzgjedhur nga Edi Rama për shumë arsye. Emri i Presidentit do të jetë femër, pra Majlinda Bregu. Rama përpiqet që të jetë interesant dhe ka bërë një lojë pa nxjerrë gjurmët e realitetit, pra është tallur me grupin e vet parlamentar duke iu kërkuar disa emra nëpërmjet zarfeve. Po vazhdon të tallet me Alibeajn dhe këto janë lojëra, të gjithë e dinë emrin edhe Alibeaj e di emrin por kjo bëhet një lojë e Ramës. Kjo është një lojë e dyshes Rama – Basha i cili është futur në bunkerin e Ramës.

Majlinda Bregu emri i zgjedhur nga opozita? “Rama ka hedhur në treg që asnjë prej tyre nuk do të jetë, këtë lojë po bën edhe Alibeaj duke nxjerrë disa emra që askush nuk do të bëhet. Alibeaj nuk ka as firmat për të propozuar një kandidat pasi sot kishte vetëm 18 deputetë. Ramës i intereson kjo lojë që të marrë kapitalet maksimale për të treguar tolerancën. Bregu është një dashamirëse e Lulzim Bashës, është më afër me Berishën, pra intriga e Ramës është e madhe. Rama luan me lojtarë të vegjël që i binden. Majlinda Bregu nuk ka një format që të jetë “ushtare” e Edi Ramës por mënyra e procesit që e fut në një vorgull atë i jep një ngjyrosje jo politike, por bën një lojë të pistë politike”, tha Nard Ndoka.

You may also like