Nard Ndoka ironizon kritikët e Ronela Hajatit: Kryeministri del nudo, e votojmë dhe me çitjane ne i themi ‘modern’

by admin
Spread the love

Ish-deputeti Nard Ndoka nuk i ka munguar debatit që ka plasur në rrjet sa i takon rezultatit që mori Shqipëria në Eurovision, ku këngëtarja Ronela Hajati nuk kaloi në gjysmëfinale.

Ai nëpëmjet një statusi në Facebook, është shprehur se kur shfaqet Rama i veshur me çitjane, i themi modern.

Ndoka shprehet se kreu i qeverisë Edi Rama ka 9 vite që na mashtron me hapjen e negociatave dhe ne mërzitemi pse nuk ishte veshur mirë Ronela në Eurovision.

Postimi i plotë:

“Rama po, Ronela jo!

Ka 9 vite që na mashtron Rama për hapjen e negociatave, ndërsa ne mërzitemi në mënyrë plebishtare, se nuk ishte veshur mirë Ronela në Eurovision.Rama del nudo dhe e votojnë, shkon në takime ndërkombëtare me atlete e çitjane, i themi modern, e rendit Shqipërinë të fundit në rajon për ekonomi e liri të medias dhe në fund e durojmë.

Ronelën jo, ajo na “fyeu” rëndë!”-shkruan ai.

You may also like