Napoli humbet portierin, Insigne e Juan Jesus nuk stërviten me grupin

by admin
Spread the love

Alex Meret është dëmtuar sërish. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku lajmërohej si ai ka pësuar një dëmtim në shpinën e tij pas seancës së sotme stërvitore.

Napoli ka njoftuar se portieri Alex Meret ka pësuar një frakturë në rruazat e tij. 24-vjeçari italian ka vuajtur më parë nga një frakturë e vertebrës në gusht të vitit të kaluar, e cila e mbajti jashtë fushës për gati një muaj. Fakti që ai ka pësuar sërish të njëjtin dëmtim tregon një çështje të përsëritur për numrin një të Napolit.

Ai tashmë ka bërë testet mjekësore në klinikën Pineta Grande dhe nesër do të fillojë programin e rikuperimit. Nga ana tjetër, punë të diferencuar në stërvitje ka bërë edhe kapiteni Lorenzo Insigne. Bashkë me të edhe Juan Jesus nuk është stërvitur me pjesën tjetër të grupit, ndërsa ka bërë punë të personalizuar në palestër. /oversport.tv

You may also like