Napoli bën detyrën ndaj Empolit, Spezia e Udinese ndajnë pikët

by admin
Spread the love

Napoli bën detyrën dhe mposht në sfidën hapëse të javës së 14-të të Serie A Empolin me rezultatin 2-0. Të besuarit e Spallettit regjistrojnë kështu fitoren e 10-të radhazi në kampionat falë golave të Hirving Lozano dhe Piotr Zielinski.

Ndeshja nis mirë për Napolin që hidhet në sulm që në minutat e para, por nuk gjen hapësirat e duhura. Di Lorenzo jep sinjalin e parë për napoletanët, ndërsa më pas rrezikojnë edhe Ndombele e Raspadori, por pa sukses. Me rrjeta të parprekura mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën Napoli rruan qetësinë pavarësisht minutave që kalojnë.

Në minutën e 68-të është Victor Osimhen që “vjedh” një penallti e cila kthehet më pas në gol nga Hirving Lozano. 1-0 për Napolin dhe ndeshja tashmë merr rjedhën e kërkuar nga të kaltrit.

Për të vulosur rezultatin final të takimit mendon Piotr Zielinski që realizon edhe golin e dytë. Në minutat e fundit ka një shans të mirë për të realizuar edhe Nedim Bajrami, por goditja e tij ndalet nga portieri i Napolit. Kështu, në fund është Napoli që triumfon dhe qëndron i vetëm në krye në kuotën e 38 pikëve.

Në sfidën tjetër që startoi në orën 18:30 Spezia dhe Udinese ndahen në paqe me rezultatin 1-1. Miqtë gjejnë të parët rrugën e rrjetës me anë të Suçes, por sistemi VAR anulon gjithçka për një pozicion jashtë loje.

Më pas është Spezia që realizon me Reca. Këtë herë goli është i rregullt dhe rezultati shkon në 1-0. Një avantazh që zgjat vetëm 10 minuta, pasi Lovric vendos baraspeshën duke realizuar golin për Udinesen.

Ekipet vazhdojnë të sulmojnë, por nuk ia dalin dot të mposhtin portierët kundërshtarë. Udinese i shkon shumë pranë golit me Ëalace në fundin e takimit, por “predha” e tij ndalet nga tranversa. Në fund sfida përfundon në barazim 1-1 dhe ekipet ndajnë nga një pikë. Udinese ngjitet në kuotën e 24 pikëve, ndërsa Spezia pas 14 javësh ka grumbulluar 10 pikë. /oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli, Twitter

You may also like