Nagelsmann po jep efekt, 36-vjeçari: Gati të rinovoj me Gjermaninë

by admin
Spread the love

Julian Nagelsmann mori drejtimin e kombëtares gjermane në një moment të vështirë. Gjithsesi, puna e trajnerit 36-vjeçar po fillon të japë efektet e pritura dhe një sinjal pozitiv u dha përballë Francës.

Kundërshtar të cilin Gjermania e mposhti 0-2 në miqësoren e luajtur në Lyon të shtunën në mbrëmje. Nagelsmann ka kontratë me katër herë kampionët e botës deri në përfundimin e Euro 2024.

Por, aventura e tij në pankinën e Kombëtares mund të zgjasë edhe më shumë, dëshirë që e shprehu vetë trajneri në deklaratën pas fitores me “Gjelat” e Deschamps.

“Jam i lumtur që Federata është e kënaqur me punën time. Mund të vazhdoj me Gjermaninë edhe pas Europianit, por gjithçka varet nga oferta. Dhe nuk e kam fare për aspektin financiar”, theksoi Nagelsmann.

Die Mannschaft bën pjesë në grupin A të Europianit që do të zhvillohet në shtëpi. Grup ku bëjnë pjesë edhe Skocia, Hungaria dhe Zvicra.

You may also like