Nagelsmann “E kishim parashikuar një sfidë të tillë ashtu sikurse edhe fitoren” – Shqip

by admin
Spread the love

Skuadra e Bayern Mynih arriti një fitore të rëndësishme në Francë ndaj PSG në ndeshjen e parë të raundit me eliminim direkt në Champions League, duke hedhur një hap më tej drejt turit tjetër. Trajneri Julian Nagelsmann u shpreh i kënaqur me rezultatin, duke thënë se e kishte parashikuar një sukses të tillë.

“Luajtëm mjaft mirë në 25 minutat e para, nuk prisnim që PSG të ishte kaq pasiv në fushë. Pjesa e parë, në përgjithësi ishte e mirë, ashtu sikurse edhe fillimi i pjesës së dytë. Më pas u kthye në një ndeshje luftarake, duke patur mjaft kontraste për çdo top. E kishim parashikuar një sfidë të tillë ashtu sikurse edhe fitoren”, tha Nagelsmann.

Gjithsesi, trajneri i bavarezëve kërkon që ekipi të qëndrojë me këmbë në tokë: “Nuk ka për të qenë e lehtë edhe pse do të luajmë në fushën tonë e kërkojmë mbështetjen e tifozëve. Të gjithë e pamë se si shkoi ndeshje kur hyri Mbappe, ndaj asgjë nuk është e mbyllur pavarësisht fitores. Do të përgatitemi si duhet”.

You may also like