“Na tradhtuan”/ Wagner kërcënoi Moskën! Putin zbut gjendjen, i dërgon ngushëllime familjes së Prigozhin

by admin
Spread the love

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë pas rrëzimit të avionit të Prigozhin në veri të Moskës, duke iu marrë jetën 10 anëtarëve të ekuipazhit mes të cilëve edhe shefin e Wagner.

Putin i ka dërguar ngushëllimet e tij familjes së Prigozhin, duke e përshkruar ish-krahun e tij të djathtë një “biznesmen të talentuar” që e njeh që nga vitet 1990.

Shefi i Kremlinit tha se Rusia do të shqyrtojë se çfarë thonë hetuesit në lidhje me përplasjen, por detajet e mëtejshme mbi incidentin do të kërkojnë kohë.

Komentet e Putin vijnë 24 orë pasi avioni u rrëzua në veri të Moskës. Gjatë fjalës së mbajtur më herët gjatë ditës së sotme në një samit tregtar në Afrikën e Jugut, Putin nuk tha asgjë për rrëzimin, duke iu përmbajtur fjalimit të shkruar paraprakisht.

Disa ekspertë perëndimorë dhe ish-kryeministri i Rusisë, besojnë se Putin mund të ketë urdhëruar vrasjen e Prigozhin për shkak të marrdhënieve të tensionuara pas rrebelimit të dështuar në Moskë. Megjithatë, kjo nuk mund të verifikohet aktualisht.


Top Channel

You may also like