”Na jepni pushtet dhe pa kushte do ta ndryshojmë Kushtetutën”, Kovaçevski thotë se nga VMRO-DPMNE kështu flasin nëpër ambasada

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot tha se nuk do të thërret takim të liderëve në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

“Takime të tilla individuale unë as nuk kam praktikuar, as nuk praktikoj, as nuk do të praktikojë. VMRO-DPMNE duhet të vendos nëse ajo që e flet nëpër ambasada, “na jepni pushtet dhe pa kushte do ta ndryshojmë Kushtetutën”, do ta thotë edhe para qytetarëve. Konkretisht, a po i gënjejnë ambasadat, apo po e gënjejnë popullin, fillimisht në këtë pyetje duhet të përgjigjen si udhëheqësi, që pastaj të vazhdojmë me diskutimin”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Kryeministri tha se amendamentet kushtetuese janë obligim për të vazhduar rrugën evropiane të vendit dhe se të gjitha partitë politike duhet të tregojnë përgjegjësi dhe shtoi se nuk ka ndërmend të mbaj takime individuale me deputetë apo kryetarë partish.

Unë thashë se nuk do të ketë një mbledhje të kryesisë të thirrur nga unë, duke qenë se në këtë moment nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Nuk kam praktikuar takime të ndara, as nuk po praktikoj, as do të praktikoj, tha Kovaçevski.

You may also like