“Na grabitën, e pabesueshme çfarë ndodhi”, te Almeria revoltohen pas humbjes me Realin: Dikush vendosi që ne nuk mund të fitonim

by admin
Spread the love

Te Almeria ndihen të vjedhur. Skuadra e vendit të fundit të La Liga u mund me përmbysje 3-2 nga Real Madrid, në përballjen që zgjati mbi 100 minuta. Lojtarët e Almerias e patën të vështirë të përmbahet pas ndeshjes, duke u shprehur se ndihen të vjedhur pas asaj disfate dramatike. 

“Sot na grabitën. Më shqetëson ta them, por këtë vit tashmë ka pasur disa situata. Sot u tejkalua çdo kufi, ishte e pabesueshme. Asgjë më shumë nuk mund të bëhej për të fituar ndeshjen… Disa interpretime, si goli me dorë i 2-2 i Vinicius…” – tha Melero. 

real-madrid-11-1130x635

I të njëjtit mendim ishte  edhe futbollisti tjetër i modestëve spanjoll, Mark Pubill. “Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer, kaluam në epërsi, por dikush vendosi që ne nuk mund të fitonim” – Theksoi Pubill.

PANORAMASPORT.AL

You may also like