Myftiu Tërnava, mesazhi jo ikjes në Kosovë – Shqip

by admin
Spread the love

Duke e vuajtur dhe Kosova atë që vuan Shqipëria e me gjerë, ikjen frenetike, Myftiu Naim Tërnava, kreu i Bashkësisë Islame në Kosovës, i mëshoi kësaj çështjeje në mesazhin e tij për Fiter Bajram.

 “Braktisja e vendit nuk është zgjidhje e duhur, sidomos nga të rinjtë dhe ekspertët tanë. Jeta në këtë kohë nuk ka për qëllim kryesor e mision vetëm anën materiale.

Dashtë Zoti vendi ynë me angazhimin tonë të bëhet vend ku jetohet e punohet me dinjitet. Vendi ynë merr peshë e kuptim vetëm me bijtë e bijat e saj atëherë kur i kemi shtëpitë tona plot, me bijë e bija, me nipa e mbesa, kur çerdhet e shkollat t’i kemi në funksion të edukimit e mësimit se në të kundërtën i mbetemi borxh vendit dhe brezave që vijnë. E kemi obligim ta duam dhe ta ndërtojmë vendin”, tha ai. Tërnava kërkoi dhe që të ruhet familja, morali, duke lënë të nënkuptuar refuzimin e axhendës LGBT.

“Vetëm një familje e shëndoshë dhe e edukuar mirë është themeli për një komunitet e shoqëri me vlera e parime fisnike. Familja tek populli ynë në vazhdimësi ka qenë institucioni më i besuar dhe më i çmuar vlera këto të cilat duhen ruajtur me xhelozi dhe duhet kultivuar ato te brezat e rinj”, ishin fjalët e kryemuslimanit të Kosovës. /tesheshi.com/  

You may also like