MV – Kovaçevski dorëhiqet: Në koalicion të gjithë ata me orientim pro evropian

by admin
Spread the love



SHKUP, 23 janar /ATSH-MIA/ – Të enjten kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski do të japë dorëheqjen, pas së cilës do të hapet procesi për formimin e qeverisë teknike, gjë që duhet të mundësojë realizimin e zgjedhjeve parlamentare më 8 maj.

Ai theksoi se me dorëheqjen e kryeministrit e gjitha qeveria do të bëjë të njëjtën gjë, ndërsa në lidhje me atë se a do të zgjerohet fronti evropian me Aleancën për Shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme dhe nëse për këtë ka diskutuar dje në ngjarjen kushtuar Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor me liderin e partisë, Arben Taravari, Kovaçevski nuk dha një përgjigje konkrete.

Ai tha se në koalicionin e tyre do të jenë të gjithë ata që janë me orientim pro evropian.

Kovaçevski shtoi se këto zgjedhje nuk do të jenë zgjedhje mes të majtës dhe të djathtës, por do të jenë zgjedhje mes Perëndimit dhe Lindjes./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMalo: MEPJ, rol kryesor në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Diasporën


You may also like