Musliu pas raportimit të drejtorit të AKI-së: Gjendja e sigurisë në nivelin e duhur, s’parashihet ndonjë rrezik

by admin
Spread the love

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen
e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu tha se që gjendja e
sigurisë është në nivelin e duhur, raporton Ekonomia Online.

Këta garanci, ajo tha se e kanë
marrë nga kreu i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Musliu pas raportimit të Ajetit tha
se nuk parashihet ndonjë rrezik i sigurisë kombëtare. Ajo tha se nga drejtori
janë njoftuar edhe për sfidat dhe për mundësin e bashkëpunimit për tejkalimin e
tyre.

“Sot kishim në raportim të
rregullt për fund vit drejtori e AKI-së. U njoftuam për gjendjen e sigurisë në
vend dhe sigurisë kombëtare”.

“Mund të konstatojmë që gjendja e
sigurisë është në nivelin e duhur, nuk parashihet ndonjë rrezik i mundshëm i
sigurisë kombëtare dh të gjithashtu folëm për sfida me të cila është
ballafaquar Agjencia gjatë kësaj periudhe dhe për mundësinë e tejkalimit të këtyre
sfidave”.

“Ne kemi ofruar bashkëpunim për aq
sa na takon neve dhe jemi në takime të rregullta ku dhamë rekomandimet dhe sugjerimet
dhe bëjmë kontrollin  demokratik në bazë
të ligjit dhe Rregullores së Kuvendit. Drejtori i ka kryer një obligim ndaj
Komisionit dhe qytetarëve”.

LEXONI EDHE:

You may also like