Murinjo kujton momentin e trishtë te Reali: Kam qarë kur na eliminoi Bajerni

by admin
Spread the love

Zhoze Murinjo nuk e ka harruar natën e 25 prillit 2012. Ishte koha kur ai drejtonte Realin e Madridit, që po luante për një vend në finalen e Ligës së Kampioneve.

Ndeshja ishte në “Bernabeu” dhe rivali, Bajerni i Munihut, kishte fituar ndeshjen e parë në Gjermani 2-1. Reali barazoi sfidën, që u vendos nga lotaria e penalltive ku ishin gjermanët që shkuan në finale.

Nga ai eliminim i dhimbshëm kanë kaluar 12 vjet, por portugezi e kujton si tani. “Ishte hera e parë dhe e vetme që kam qarë pas një ndeshjeje. Është e qartë se nuk e kam bërë në fushë apo në dhomën e zhveshjes, por në makinë gjatë udhëtimit në shtëpi. Isha i shkatërruar. Po kështu ishte dhe Kristiano Ronaldo”, deklaroi Murinjo.

PANORAMASPORT.AL

You may also like