Murati: 500 të punësuarit e parë e morën pagën e parë dhe shtesat nga “Superpuna”

by admin
Spread the love

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se 500 të punësuarit e parë tashmë e kanë marrë pagën e parë dhe platforma “Superpuna ka ekzekutuar subvencionin për muajin shkurt.

Murati tha bizneset që angazhojnë punëtorë përmes kësaj platforme duhet të kalojnë verifikimet si deklarimi i punëtorëve të angazhuar në ATK, të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njëjtë apo më të lartë sesa në shpalljen në “Superpuna” dhe të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së.

“Rikujtojmë që subvencionimi nga Qeveria bëhet me një muaj diferencë, ngase deklarimi i punëtorëve në ATK bëhet deri më datë 15 të muajit vijues të angazhimit. Pra, për punëtorët e angazhuar në muajin mars , deklarimi në ATK bëhet deri më 15 prill”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like