Munishi: Nëse nuk ndryshohet diçka, nuk do të mund të kualifikohemi edhe 100 vjet!

by admin
Spread the love

Ismet Munishi ka folur rreth kombëtares së Kosovës në futboll.

Analisti i përhershëm në emisionin sportiv “Favorit” në T7, Ismet Munishi foli lidhur me ecurinë e Kosovës në ciklin kualifikues për Euro 2024.

Ai u shpreh se duhet ndryshime rrënjësore, pasi në të kundërtën nuk do të kualifikohemi edhe 100 vjet.

“Nëse nuk ndryshohet diçka do të kemi probleme dhe nuk do të mund të kualifikohemi edhe 100 vjet. Se nëse vazhdohet duke e bërë punën e njëjtë dhe ti pret rezultate më ndryshe, është gabim. Nëse nuk ka shku një proces, duhet ndryshuar çdo individ, shumë gjëra, mendësia nesë ne duam rezultate pozitive”, tha Munishi

You may also like