Mungesa e bashkërendimit me aleatët – pasoja për Kosovën! – Shqip

by admin
Spread the love

SEANCA E KS TË OKB-së

Partia Demokratike e Kosovës e ka kritikuar qeverinë për politikë të gabuar pas mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me kërkesë të Serbisë për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb.

Sipas kësaj partie qeveria Kurti ka bërë që fuqitë perëndimore të pajtohen më Rusinë e Kinën, gjë të cilën nuk e bëjnë për asnjë temë.

Zyrtarë të PDK-së vlerësojnë se  fjala e Kosovës në OKB ka rëndësi nëse përkrahet  nga aleatët.

Grafika- Vlora Citaku- Nënkryetare e PDK-së

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka vlerësuar se mbledhja  e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ishte tërësisht e panevojshme për Kosovën.

Në një postim në Facebook, Hoti ka theksuar se u dëshmua se mungesa e bashkërendimit të veprimeve tona me aleatët ka pasoja për Kosovën.

”Mbrëmë ishte hera e parë që aleatët tanë kryesorë na kritikojnë në një diskutim të Këshillit të Sigurimit. Kjo qajse e Qeverisë Kurti nuk i shërben integrimit euro-atlantik të Kosovës. Është për keqardhje që veprimet e drejta të Kosovës, të cilat asnjë aleat nuk i konteston në aspektin kushtetues, të na kthehen si bumerang për shkak të politikës së mbrapshtë ku çdo veprim shtetëror i nënshtrohet interesit elektoral momental të partisë në pushtet” 
– tha Avdullah Hoti.

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet ta zgjasë periudhën e tranzicionit për vendimin e BQK-së për katër muaj, njëjtë sikur kishte ndodhur me kampanjën për liberalizimin e vizave

”Kolegu im nga Bashkim Evropian Tomas Szunyog e thotë qartë pse na duhet një periudhë mjaft e gjatë tranzicioni dhe informimi për rregulloren e BQK-së. Me fushatën e saj 4 mujore përpara liberalizimit të vizave, qeveria e Kosovës ka treguar se di të komunikojë siç duhet. Ne kemi nevojë për atë përsëri tani” – tha Jorn Rohde.

E për tennsionet Kosovë Serbi, një  delegacioni i Grupit të Evropës Juglindore të Parlamentit të Gjermanisë, ka zhvilluar takim edhe me Komisionin për Integrim Evropian.

Politikani gjerman i Partisë Socialdemokrate, Josip Juratoviç tha se serbët në Kosovë,  po manipulohen nga politika kosovare e serbe.

“Mendoj se ajo që po ndodh aktualisht,  është sigurisht një përpjekje e Vuçiqit për të treguar se sa i rëndësishëm është ai për serbët këtu në Kosovë. Dje ishim edhe në Mitrovicën e Veriut, njerëzit janë shumë të shqetësuar dhe shumë prej tyre po manipulohen dhe po lihen pas nga të gjithë, si nga Serbia ashtu edhe këtu nga Kosova. Ata janë në fakt në një vakum” – tha Josip Juratoviq.

Kosova e Serbia sërish kanë ashpërsuar raportet pas hyrjes në fuqi të rregullores që e njeh euron si valutë të vetme në Kosovë e që ndërkombëtarët po insistojnë në shtyrjen e zbatimit të këtij vendimi.

You may also like