“Mund të ketë mungesa”/ Punonjësit e rafinerisë në Francë në grevë, shkak projektligji i pensioneve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vendimi i presidentit Emanuel Macron për rritjen e moshës së pensioneve ka sjellë pakënaqësinë e shumë personave.

Në grevë kësaj radhe kanë dalë punonjësit e rafinerisë Donges në Francë, duke shprehur pakënaqësinë për vendimin e presidentit të tyre.

Punonjësit kanë deklaruar se nëse kjo situatë vijon e njëjta, gjendja e sasisë së naftës do të përkeqësohet, duke sjellë mungesa.

“Vendosmëria në platformën tonë mbetet e paprekur sot. Nëse lëvizja do të vazhdonte, mungesa e karburantit në mënyrë të pashmangshme do të ndihej shpejt”, tha Fabien Privé Saint.

Sindikatat kanë bërë thirrje që të ketë më shumë protesta nëse nuk tërhiqet projektligji, i cili po debatohet nga Senati francez këtë javë.

Macron ka kërkuar që duhet të rritet rritjes mosha e pensionit nga 62 në 64 vjeç, në mënyrë që sistemi francez i pensioneve të jetë i qëndrueshëm financiarisht në vitet e ardhshme.

Lëvizja vjen pasi më shumë se një milion demonstrues marshuan në qytete dhe qyteza në të gjithë Francën kësaj jave.

Shoferët e trenave dhe metrosë, punëtorët e rafinerisë dhe të tjerë filluan greva të pafundme kundër planit të qeverisë.


Top Channel

You may also like