Muçi “gradohet” nga UEFA! Goli i shqiptarit në Europa League, një reklamë për kompeticionin

by admin
Spread the love

Nuk kanë të ndalur mrekullitë kuqezi në këtë vit europian, jo vetëm me kombëtaren por edhe me klubet.

Sërish faqja zyrtare e Europa League, ka cilësuar si magjik golin e Ernest Muçit të shënuar me klubin e tij të Legias së Varshavës në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve përballë Aston Villas ku klubi i tij u mund, megjithatë goli i shënuar nga sulmuesi shqiptarë, ishte ajo që mbahet mend nga ai 90-minutësh.

Ashtu si më parë me golat e Asanit, Bajramit apo Asllanit, llogaritë e rrjeteve sociale të UEFA-s vazhdojnë të zbukurohen nga golat e futbollistëve kuqezi, në këtë vit 2023 që nuk do të harrohet lehtë.

 


Top Channel

You may also like