MSH: Kundër gripit sezonal deri tani janë vaksinuar mbi 29 mijë qytetarë

by admin
Spread the love

Për vaksinim falas kundër gripit sezonal deri më tani janë regjistruar 58.012 qytetarë. Vaksinimi kundër gripit sezonal po kryhet vazhdimisht në qendrat shëndetësore publike dhe në shtëpitë e shëndetit dhe deri më tani janë vaksinuar mbi 29 mijë qytetarë, informon Ministria e Shëndetësisë.

Me vaksinim falas mbulohen grupet e mëposhtme të rrezikut: të moshuarit (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale tek të moshuarit dhe personat e punësuar në institucionet për mbrojtjen sociale të të moshuarve.

Të interesuarit mund të regjistrohen për vaksinim falas duke plotësuar aplikacionin në ueb-faqen –  vakcinacija.mk,   dhe më pas do të marrin informacion me SMS për datën, kohën dhe vendin e saktë të vaksinimit.

“Me qëllim të mbrojtjes së një numri më të madh të personave nga gripi sezonal, Ministria e Shëndetësisë këtë vit ka rritur sasinë e vaksinave të blera, ku janë blerë 60 mijë doza nga katër lloje të vaksinave të gripit sezonal për vaksinim falas”,  thekson Ministria e Shëndetësisë.

Thekson edhe se vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht në grupet e rrezikut.

MARKETING



You may also like