MPJ jep detaje për djegien e autobusit nga Maqedonia në Itali

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Jashtme kanë dhënë informacione shtesë nga gjendja e të lënduarve nga djegia e autobusit të një agjencie turistike nga Maqedonia e Veriut.
Nga MPJ thonë se 11 të lënduar janë lëshuar për kurim shtëpiak, ndërsa njëri person i lënduar sot do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike. Kujtojmë se dje në autostradën Ascoli Piceno dhe Ankona në Itali, nga aksidenti i autobusit me dy kamionë brenda një tuneli, jetën humbi shtetasi i RMV-së, 59-vjeçari me iniciale R.I.

“Në lidhje me aksidentin e djeshëm në Itali, Ministria e Punëve të Jashtme përmes Ambasadës në Romë ka marrë informacion se pas ndihmës adekuate mjekësore për lëndimet e lehta të marra, në spitalin në qytetin San Benedetto del Tronto, 11 pasagjerë, shtetas të Maqedonisë së Veriut janë lëshuar nga spitali dje, në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa pasagjeri i 12-të, shtetasi ynë ndodhet në spitalin e Ankonës, ku sot do t’i nënshtrohet një operacioni për dëmtime në këmbë dhe krah”, thonë nga MPJ.

MARKETING



You may also like