MPB do të shpenzojë 2.29 milionë euro për targat dhe ngjitëset me shenjën NMK

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme ka përfunduar procedurën për blerjen e ngjitësve dhe targave me shenjën e re “NMK”. Tenderin e ka fituar kompania KVANTUM nga Shkupi së bashku me kompaninë gjermane “EHA Hofman International”. Për këtë qëllim, MPB-ja do të shpenzojë 2,29 milionë euro (141,6 milionë denarë) në afat prej tre vitesh, siç është paraparë në kontratën e prokurimit.

Sipas kontratës së publikuar në faqen e sistemit elektronik për furnizime publike, kompanitë fituese të tenderit kanë ofruar çmim prej 540 denarë plus TVSH prej 97,2 denarë, përkatësisht 637,2 denarë, për një palë targa.
Për afishet, varësisht nga madhësia për një palë, ofruan çmim prej 25 deri në 41,3 denarë, pa TVSH.

Ministria e Brendshme do të vendosë se cili do të jetë çmimi i shitjes së targave dhe ngjitësve.

MARKETING



You may also like