Mourinho zbulon arsyen pse ka një lidhje emocionale me ekipin e Newcastle

by admin
Spread the love

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka pranuar se ka një “lidhje emocionale” me Newcastle, kjo si rezultat i marrëdhënies së tij me Sir Bobby Robson, transmeton Insporti.

Para ndeshjes kundër Juventusit të dielën, portugezi tha:”E vetmja gjë që mund të them është se për shumë, shumë vite, kam punuar me një nga figurat më të rëndësishme në historinë e Newcastle, Sir Bobby Robson, dhe kështu për shkak të kësaj kam pasur gjithmonë një lidhje emocionale me ai qytet dhe ai bazë fansash. Por nuk është asgjë më shumë se kaq “.

Ndryshe, Mourinho punoi me Robson gjatë kohës sa ishte në krye të Sporting Lisbonës, Portos dhe Barcelonës, fillimisht si përkthyes para se të merrte edhe përgjegjësitë e trajnerit.

Robson vazhdoi të menaxhonte Neëcastle gjatë viteve 1999 dhe 2004 dhe konsiderohet një figurë ikonike në St James ‘Park, ku statuja e tij qëndron jashtë stadiumit. /Insporti.com

You may also like