Mourinho nuk ka ndërmend të pushojë, portugezi nis kontaktet me klubin e Serie A

by admin
Spread the love

E ardhmja e Jose Mourinhos mund të jetë në Itali.

Sipas raportimeve të medieve italiane, destinacioni tjetër i “Special One” mund të jetë Napoli.

Ditët e fundit, raportohet se ka pasur kontakte mes Aurelio De Laurentiis dhe agjentit të trajnerit portugez, Jorge Mendes, në Arabinë Saudite dhe këtë javë vetë Mourinho do të takohet drejtpërdrejt me presidentin e Napolit.

Trajneri portugez synon një rikthim të menjëhershëm në krye të një skuadre pas largimit nga Roma dhe do të preferonte të qëndronte në Itali, në një klub me burime ekonomike më të mëdha se “verdhekuqtë” siç është Napoli.

I kërkuar gjithashtu edhe nga klube të Saudi Pro League, Mourinho do të donte të qëndronte në Evropë dhe Napoli do të ishte vendi i duhur për t’u rikthyer.


Top Channel

You may also like