Mourinho: Nuk e mendoja se do të dilnim me pikë, ekipi im u tregua i jashtëzakonshëm

by admin
Spread the love

Jose Mourinho, trajneri i Romës, ka komentuar për barazimin ndaj Napolit për mikrofonat e “DAZN”.

“Nuk e mendoja se do të dilja me një rezultat pozitiv nga këtu, jo sepse ekipi im nuk luajti mirë, por sepse ndjeva sikur gjithçka ishte shumë e vështirë, në mos e pamundur për të marrë një rezultat pozitiv.

Prandaj festova në atë mënyrë, por dua të them se skuadra ime u tregua fantastike. Nga fusha dukej sikur ishte Everest disa herë, por karkater i madh i ekipit tim, një gjednje fizikisht dhe mendërisht absolutisht e pabesueshme. Ne donim më shumë, por edhe me kaq jemi të kënaqur”, është shprehur portugezi.

Gjithashtu ai u tregua i irrituar me gjyqtarin.

“Duhet të jepej një karton i kuq për Zanolin, nuk kanë akorduar një penallti për Zaniolon dhe shumë të tjera. Mjaft! Duam më shumë respekt për tifozët tanë që janë në shtëpi. Dua të kem të drejtën të luaj”

You may also like