Motra e DJ Dagz-it përballet me Einxhelin në emision, ja çfarë i thanë njëra-tjetrës

by admin
Spread the love

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Einxhel Shkira dhe motra e DJ Dagz-it, Aurora, janë përballur ditën e sotme në emisionin “Wake Up” dhe kanë folur për marrëdhënien e tyre. Ato tregojnë se janë shumë të afërta pasi janë të ngjashme në karakter.

Aurora tha se ngjan shumë me të ndaj e dinte se ishte e vështirë që të shprehte ndjenjat për Dagz-in. Ajo gjithashtu shprehet se e ka ditur që nga fillimi se do të kishte diçka mes tyre.

Aurora: Unë jam person i cili lexon shumë informata dhe kam qenë gjithmonë pro dhe kam parë diçka tek Einxhel, ashtu siç ka parë dhe Arbri. Prej fillimit e kam ditur se do ketë diçka. Duke patur parasysh se çfarë karakteri ka dhe sa e fortë është, edhe të tregojmë ndjenja para të gjithë shqiptarisë, kështu që nëse e ka lëshuar murin që kishte para vetes, unë si femër që ngjasoj shumë me Einxhelin, e kam parë këtë mesazh dhe ashtu siç e interpretoj unë është e vërteta. Einxhel shumë faleminderit që ka dalë ashtu se sa herë e thoja më thonin shumë romantike.

Ndërsa Einxhel e falenderoi publikisht për mbështetjen që i ka dhënë dhe për çdo fjalë që ka thënë.

Einxhel: Unë nuk e kam ditur që kishte filluar suportin ndaj meje shumë më përpara se unë të kërkoja një lidhje me Dagzin, e falenderoj për çdo fjalë që ka thënë, por edhe që në asnjë moment nuk ka bërë atë motrën që okej ma mërziti vëllain, nuk është gjë. Ka ditur të lexojë si një vajzë dhe të kuptojë arsyen e stepjes time si dhe ka vlerësuar forcën time.

Einxhel dhe DJ Dagz ishin një ndër çiftet që nisën një histori dashurie brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.


You may also like