MOSKË – Viktima pas hapjes zjarr në një koncert, reagon SHBA

by admin
Spread the love

MOSKË, 22 mars /ATSH-ANSA-AFP/ – Të paktën 14 persona u vranë dhe 35 u plagosën, pasi tre persona me kamuflazh hapën zjarr në një koncert, sipas medias ruse.

”Një evakuim i ndërtesës është duke u zhvilluar”, shtoi ajo.

Sipas shërbimeve ruse të urgjencës, një shpërthim ka ndodhur gjatë shfaqjes me grupin rock ”Picnic”.

Çatia e godinës është djegur dhe rrezikon të shembet, ndërsa brenda ka ende njerëz.

Faktet, natyra e saktë e të cilave mbetet për t’u sqaruar, ndodhën në ”Crocus City Hall”, një sallë koncertesh e vendosur në veriperëndim të kryeqytetit rus.

Agjencia ”Ria Novosti” raportoi edhe për shumë të plagosur, pas qitje me armë automatike.

Shtëpia e Bardhë reagoi duke thënë se ”mendimet e saj shkonin për viktimat e sulmit të tmerrshëm”.

”Imazhe të tmerrshme dhe të vështira për t’u parë”, shtoi ajo.

“Nuk mund të jap më shumë detaje”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke thënë se SHBA po kërkonte “më shumë informacion”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like