MOSKË – Rajoni kufitar rus goditet me raketa në ditën e parë të zgjedhjeve

by admin
Spread the love



MOSKË, 15 mars /ATSH-DPA/ – Kufiri i Rusisë me Ukrainën rreth qytetit të Belgorod u shënjestrua sërish sot, ditën e parë të zgjedhjeve shumë të kritikuara në vend, duke plagosur dy persona, sipas raporteve zyrtare.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se shtatë raketa ukrainase u hodhën në Belgorod. Njerëzit duhej të largoheshin nga qendrat e votimit për të kërkuar strehim.

Votimi, i cili pritet t’i japë presidentit rus Vladimir Putin mandatin e tij të pestë, do të zgjasë tre ditë deri të dielën në mbrëmje.

Moska fajësoi Ukrainën për bombardimin. Putin filloi një luftë kundër vendit fqinj më shumë se dy vjet më parë.

Megjithatë, organizatat paraushtarake shpesh duket se qëndrojnë pas sulmeve. Këto forca luftojnë për Ukrainën, por përbëhen kryesisht nga nacionalistë rusë.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Spitali Universitar i Traumës me kushte optimale, reagon dhe trajton në kohë rekord


You may also like