MOSKË – Putin: Rusia e gatshme të përdorë armë bërthamore nëse sovraniteti i saj kërcënohet

by admin
Spread the love

TIRANË, 13 mars /ATSH/- Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se Rusia është gati të përdorë armë bërthamore nëse kërcënohet sovraniteti ose pavarësia e saj, duke lëshuar një tjetër paralajmërim të prerë për Perëndimin vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve në të cilat ai është i sigurt se do të fitojë një mandat tjetër 6-vjeçar, sipas AP.

Udhëheqësi rus ka folur në mënyrë të përsëritur për gatishmërinë e tij për të përdorur armë bërthamore që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022.

I pyetur në një intervistë nëse ai ka menduar ndonjëherë të përdorë armë bërthamore në fushën e betejës në Ukrainë, Putin u përgjigj se nuk ka pasur nevojë për këtë.

Megjithatë, deklarata e tij dukej se ishte një mesazh për Perëndimin, se ai është i përgatitur të përdorte të gjitha mjetet për të mbrojtur vendin e tij.

Në një referencë të dukshme për aleatët e NATO-s, ai deklaroi gjithashtu se vendet që thonë se nuk kanë vija të kuqe në lidhje me Rusinë duhet të kuptojnë se Rusia nuk do të ketë asnjë vijë të kuqe për ta”.

Putin e përshkroi presidentin amerikan, Joe Biden si një politikan veteran që kupton plotësisht rreziqet e mundshme të përshkallëzimit dhe se ai nuk mendon se bota po shkon drejt një lufte bërthamore.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se forcat bërthamore të Rusisë janë në gatishmëri të plotë edhe nga pikëpamja ushtarako-teknike.

Putin tha se në përputhje me doktrinën e sigurisë së vendit, Moska është e gatshme të përdorë armë bërthamore në rast të një kërcënimi për ekzistencën e shtetit rus, sovranitetin dhe pavarësinë e vendit.

Ai gjithashtu ritheksoi se Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë përfundimisht do të duhet të pranojnë një marrëveshje me kushtet e Rusisë. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like