MOSKË – Operatori gjerman i magazinimit të gazit natyror në listën e zezë ruse

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MOSKË, 3 tetor /ATSH-DPA/-Qeveria ruse ka vendosur sanksione ndaj operatorit gjerman të magazinimit të gazit natyror “Erdgasspeicher Peissen”.

Deri në momentin pa shpërthyer lufta e Rusisë kundër Ukrainës, gjysma e kompanisë i përkiste furnizuesit shtetëror rus të energjisë “Gazprom”, por aksionet e saj u morën më pas përmes një trusti të menaxhuar nga Agjencia Federale e Rrjetit, rregullatori gjerman i energjisë.

“Peissen” menaxhon objektin e magazinimit të gazit “Katharina” në shtetin gjerman të Saksoni-Anhalt.

Objekti do të jetë në gjendje të magazinojë 600 milionë metra kub gaz në fazën përfundimtare të zgjerimit, të planifikuar për vitin 2025. Kjo do ta bënte atë një nga vendet më të mëdha të depozitimit të gazit natyror në Evropë.

Por për shkak se “Gazprom” ndaloi dërgesat në objekt pas fillimit të luftës, Berlini ka ndërhyrë për të ruajtur furnizimin me gaz të Gjermanisë.

Berlini vendosi filialet gjermane të “Gazprom” dhe subjektet që lidhen me të nën kujdestarinë shtetërore.

Moska ka kritikuar masën duke u përgjigjur me sanksione, duke përfshirë ish-degën e “Gazprom”, “Gazprom Germania”.

Vendimi i Moskës për të futur gjithashtu në listën e zezë “Erdgasspeicher Peissen” u zyrtarizua më 30 shtator përmes një dekreti të nënshkruar nga kryeministri rus, Mikhail Mishustin, por i raportuar sot nga agjencitë shtetërore ruse të lajmeve.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like