MOSKË – Mjekët rusë apel për shëndetin e kritikut të burgosur të luftës

by admin
Spread the love

MOSKË, 10 dhjetor /ATSH-DPA/- Mjekët rusë i kanë publikuar një letër të hapur udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin, duke kërkuar trajtim mjekësor për kundërshtarin e luftës Alexei Gorinov, i cili është sëmurë në paraburgim.

Letra, të cilën e kishin nënshkruar më shumë se 100 mjekë rusë, thekson se refuzimi i ndihmës mjekësore shkel kushtetutën ruse.

Gorinov, një politikan lokal i Moskës, është kundërshtari i parë i luftës që dënohet në Rusi me akuzën e diskreditimit të ushtrisë ruse. Avokatët e Gorinov kohët e fundit raportuan për një përkeqësim drastik të shëndetit të tij.

Gorinov u dënua me shtatë vjet burg në vitin 2022, pasi ai bëri thirrje për një minutë heshtje për “viktimat e agresionit ushtarak në Ukrainë” në një mbledhje të parlamentit të qarkut të Moskës.

62-vjeçari tani po përballet me procedime të mëtejshme për “justifikim të terrorizmit”, pasi ai foli me shokët e tij të burgosur për luftën.

Sipas avokatëve të tij, Gorinov, i cili tashmë vuan nga një sëmundje kronike e mushkërive, tani po vuan edhe nga bronkiti akut.

“Alexei nuk ka fuqi as të ulet në një karrige apo të flasë. Ai praktikisht është rrëzuar disa herë,” tha një nga avokatët e tij.

“Autoritetet e burgut kanë refuzuar kërkesën për trajtim mjekësor”, thanë avokatët.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like