MOSKE – Lavrov: Rusia dhe India po shqyrtojnë prodhimin e përbashkët të armëve

by admin
Spread the love

MOSKE, 8 nëntor /ATSH-DPA/ – Rusia dhe India po shqyrtojnë prodhimin e përbashkët të pajisjeve moderne të mbrojtjes, sipas ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Sipas Moskës zyrtare, ”Lavrov kishte folur me ministrin e Jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar për perspektivat e bashkëpunimit ushtarak dhe teknologjik”.

Çfarë pajisje specifike mbrojtëse mund të diskutohej mbetet e hapur. Ky ishte takimi i pestë i dy ministrave këtë vit.

Duke iu referuar ndihmës për Ukrainën, Lavrov akuzoi vendet perëndimore se ”kërkojnë të konsolidojnë një rol dominues në çështjet botërore dhe të parandalojnë demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare nën pretekstin e ngjarjeve ukrainase”.

Lavrov vlerësoi shumë qëndrimin e “miqve indianë” të kauzën e Rusisë ndaj Ukrainës.

India është neutrale në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, sepse ka marrëdhënie të ngushta si me Perëndimin ashtu edhe me Rusinë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like