MOSKË – Forcat ukrainase sulmojnë flotën ruse në Ditën e Marinës

by admin
Spread the love

MOSKË, 31 korrik /ATSH-DPA/- Pesë persona u plagosën gjatë një sulmi të trupave ukrainase në flotën e Detit të Zi në Krime, njoftoi sot guvernatori rus i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev në Telegram, pasi zona anuloi festimet për Ditën e Marinës së Rusisë.

Një dron goditi oborrin e selisë së stafit në qytetin e Sevastopolit në jug të Krimesë, një rajon i kontrolluar nga Moska që kur Rusia aneksoi gadishullin ukrainas në vitin 2014.

“Herët në mëngjes, nacionalistët ukrainas vendosën të prishin ditën tonë të marinës”, tha Razvozhayev. Festimet për të shënuar këtë ngjarje janë planifikuar në shumë rajone në Rusi, por janë anuluar për shkak të sulmit në Sevastopol.

Razvozhayev tha se askush nuk kishte vdekur, por se anëtarët e stafit të flotës ruse në Detin e Zi ishin plagosur. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakPOLONI – Rreth 5.15 milionë refugjatë ukrainas që nga fillimi i luftës

You may also like