MOSKË – Forcat ruse po sulmojnë pozicionet në Luhansk dhe Donetsk

by admin
Spread the love

MOSKË, 10 dhjetor /ATSH-DPA/- Forcat ruse po sulmojnë pozicionet në Luhansk dhe Donetsk, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

“Në zonën e Donetskut, njësitë ruse kanë vazhduar sulmet e tyre dhe kanë dëbuar armikun nga pozicionet e tyre të fortifikuara”, tha zëdhënësi i ministrisë, Igor Konashenkov. Ai pretendoi se pozicionet ishin kapur gjithashtu në veri midis qyteteve të vogla të Kreminas dhe Lymanit.

Për javë të tëra, ka pasur raporte se ushtria ukrainase është në mbrojtje në Donetskut, në Ukrainën lindore.

Në zonë, po zhvillohen luftime të ashpra, veçanërisht pranë qytetit të Bakhmut, ku të dyja palët kanë raportuar humbje të konsiderueshme.

Rusia aneksoi në mënyrë të njëanshme rajonet ukrainase të Luhanskut, Donetskut, Khersonit dhe Zaporizhias në shtator, pavarësisht protestave nga Ukraina dhe Perëndimi se Kremlini po shkelte ligjin ndërkombëtar.

Moska nuk ka kontroll të plotë të të gjitha rajoneve. Kohët e fundit, Ukraina çliroi pjesë të tjera të pushtuara nga trupat ruse.

Vëzhguesit raportuan gjithashtu se trupat ruse kanë ndërtuar fortifikime rreth 60 kilometra të gjata në zonën deri në kufirin shtetëror rus.

Më herët, kreu i Dumës, Vyacheslav Volodin, fajësoi Gjermaninë dhe Francën për dështimin e një plani paqeje në Ukrainën lindore, i cili u rrëzua për shkak të pushtimit të Rusisë, në shkurt.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like