Moska anulon paradën e 9 majit në Donetsk dhe Luhansk

by admin
Spread the love

Autoritetet ruse kanë anuluar paradën dhe marshimin për Ditën e Fitores më 9 maj në republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut. Kështu deklaroi nënkryetari i parë i administratës presidenciale ruse Sergei Kiriyenko, i cituar nga UNIAN, gjatë një vizite pranë monumentit të gjyshes me flamurin sovjetik të ngritur në Mariupol.

“Parada e fitores dhe marshimi i regjimentit të pavdekshëm në këtë ditë fitoreje në Donetsk dhe Luhansk është ende e pamundur të mbahet. Por ajo kohë do të vijë së shpejti dhe parada e fitores do të kalojë nëpër rrugët e Donbas”, tha Kiriyenko.

Sipas gazetës ukrainase Pravda, kjo do të ishte hera e parë që nuk do të mbahet parada e 9 majit në Luhansk dhe Donetsk që nga viti 2014, kur ato territore u pushtuan nga Rusia.

Zyrtarët ukrainas thanë dje se forcat ruse po përgatiteshin për një paradë ushtarake në qytetin e Mariupol. Në një deklaratë në Telegram, shërbimi i inteligjencës i Ukrainës tha se Kiryenko kishte mbërritur në Mariupol për t’u përgatitur për paradën.

Rruga Press

You may also like