Mos të përdoren bllokada që të krijohet bindja se po fshihet diçka

by admin
Spread the love

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, u ka bërë thirrje shefave të grupeve parlamentare që të ulen bashkë dhe të gjejnë modalitetin i cili i jep kahje dhe drejtim çështjes së Komisionit Hetimor Parlamentar.

Gjatë fjalës së saj në seancës e sotme, ajo theksoi se pajtohet që duhet të formohet ky komision, dhe se ky është instrumenti kryesor i opozitës për mbikëqyrje të pozitës.

“Pajtohemi plotësisht që duhet të formohet Komisioni Hetimor, pajtohemi që është instrumenti kryesor i opozitës për mbikëqyrje të pozitës, gjithashtu pajtohemi që duhet t’i kthehemi normalitetit të seancave të Kuvendit duke përfshirë këtu sjelljen, etikën dhe komunikimin e mirëfillitë. Çka s’pajtohemi është që për të siguruar ose për të krijuar këtë komision në mënyrën se si herën e dytë e ka proceduar opozita, duhet të shkelim mbi dispozitat aktuale të ligjit për hetim parlamentar që parashihen saktë kriteret dhe format e mënyrat e formimit të grupit dhe udhëheqjes me grupin. Edhe një herë, po e ritheksoj dhe po bëj thirrje që të ulemi bashkë dhe të gjendet modaliteti i cili i jep kahje dhe drejtim kësaj çështje tepër me rëndësi për funksionimin parlamentar”.

Kusari-Lila tutje i tha opozitës të mos përdoren bllokada të cilat krijojnë bindje që dikush në kuvend do të fshehë diçka.

“Mos të përdoren bllokada të opozitës me u krijuar bindja që dikush këtu po don me fshehë diçka. Ne jemi 100 për qind në shërbim të transparencës dhe llogaridhënies e natyrisht të funksionimit të mirëfilltë të kuvendit”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.

Poashtu, Kusari-Lila i është përgjigjur Abelard Tahirit, i cili tha se seanca e sotme është ftuar jashtëligjshëm.

“Sikur kjo seancë të ishte ftuar jashtëligjshëm, ju s’do të ishit këtu, sepse ne konsiderojmë që është bërë shkelje, është ftuar në mbledhje të kryesisë dhe me deklarimet e përfaqësuesve të grupeve tuaja, se për shkak të angazhimeve tjera, anëtarët e kryesisë s’kanë qenë prezent.

You may also like