Mos investoni te pensioni, por te fëmijët

by admin
Spread the love

Aktori i humorit, Ermal Mamaqi, ka postuar një foto nga liqeni i Tiranës, ku përballë një lokali në një tabele shkruhet që kafen edhe ujin e ka me ulje, nga ora 7 e mëngjesit deri në 9. Pasi ka parë këtë tabelë, aktori menjëherë ka menduar të moshuarit, të cilët nuk kanë mundësi që të përballojnë pagesën e një kafeje në mëngjes, për shkak se nuk kanë ndihmën e fëmijëve të tyre dhe se pensioni i tyre nuk i mundëson të pijë kafe me çmimin normal.

“Ecja nga liqeni dhe pashë këtë tabelën. U gëzova për ata pensionistë që kishin mbushur kafenenë.

Pastaj u trishtova për pensionistët të cilët nuk kanë mundësi ta pinë kafen 120 lekë mbas orës 10.

Pastaj mendova për prindërit e mi që nuk kanë kto sfida. Unë dhe vllai im jemi gjithmonë në suport.

Përsëri mendova për pensionistët që kanë fëmijë që nuk u i mbështesin. Trishtimi më i madh janë fëmijët që kanë mundësitë dhe përsëri nuk i ndihmojnë prindërit.

Por përsëri ky është faji i prindërve që i kanë edukuar të tillë… Mos investoni për Pensionin miq. Investoni te fëmijët tuaj. Ata janë pensioni më i mirë.

You may also like