“Mos fajëso askënd”, poezia fantastike e Pablo Nerudës

by admin
Spread the love

“Mos fajëso askënd” është një nga poezitë më të bukura të Pablo Nerudës, e preferuara ime. Në thelb, autori do t’i bindë të gjithë se janë përcaktuesit e fatit të tyre. Ne jetojmë siç duam, ose siç e bindim veten se duam, dhe kur diçka shkon keq në të ardhmen, mendojmë se fajin e ka fati ynë i keq. Kjo nuk është e vërtetë. Me zgjedhjet që bëjmë, ne përcaktojmë fatin tonë. Me zgjedhjet e së shkuarës kemi përcaktuar tëtashmen, dhe me zgjedhjet e së tashmes po përcaktojmë të ardhmen. Nisur nga ky përfundim kaq i thjeshtë, autori na nxit të gjithëve të çohemi e të luftojmë për veten tonë sot, pa menduar për fatin, pasi sipas autorit, “fati është pretekst i të dështuarve”.

“Mos fajëso askënd”
Mos fajëso kurrë askënd,
p
ër asgjë, sepse, thellë-thellë, ke bërë
me jet
ën tënde krejt çka ke dashur.

Pranoje vështirësinë e të përmirësuarit të vetes
dhe t
ë kurajos për ta ndryshuar atë.
Triumfi i njeriut t
ë vërtetë buron
nga hiri i gabimeve t
ë tij.

Mos u anko kurrë për vetminë tënde,
apo p
ër fatin tënd, përballu kryelartë dhe pranoje.
N
ë një mënyrë apo në një tjetër,
është pasojë e veprimeve të tua
dhe e bindjes se ti gjithnj
ë duhet të fitosh.

Mos u hidhëro me dështimin tënd,
as mos faj
ëso dikë tjetër,
pranoje bash tash, ose do t
ë vazhdosh
t
ë shfajësohesh si një fëmijë.
Kujto se
çdo çast është i mirë
p
ër të filluar dhe asnjë s’është
aq i tmerrsh
ëm sa për t’u dorëzuar.

Mos harro se shkak i të tashmes sate
është e shkuara jote, ashtu siç e tashmja
do t
ë jetë shkak i të ardhmes sate.
M
ëso nga të guximshmit.
nga t
ë fortët, nga ata që e pranojnë destinin,
nga ai q
ë do të jetojë pavarësisht gjithçkaje.

Mendo më pak për problemet e tua
e m
ë shumë për punën tënde,
dhe problemet e tua, pa i eliminuar, do t
ë vdesin.

Mëso të lindësh nga dhimbja,
t
ë jesh më i madh se ajo,
m
ë i madh se pengesat.
Shihu n
ë pasqyrën e vetes
dhe do t
ë jesh i lirë e i fuqishëm
dhe do t
ë pushosh së qeni kukull e rrethanave,
sepse ve
ç ti je fati yt.

Ngrihu dhe shihe diellin në mëngjes
dhe frymoje drit
ën e agimit.
Ti je pjes
ë e forcës së jetës sate,
zgjohu tash, lufto, ec, ji i vendosur
dhe do t
ë triumfosh në jetë.
Mos mendo kurr
ë për fatin tënd,
sepse fati
është pretekst i të dështuarve.

You may also like