“Mos e njollosni BDI-në me kazinotë” – Mexhiti në Pollog: Ta përmirësojmë veten sa s’na ka përmirësuar populli

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Grupi i zjarrit ka vazhduar me takimet e tyre, siç thonë ata, me bazën e partisë. Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti në takimin me këshillin vendor “Shkumbini” në Tetovë ka akuzuar ekzekutivin në lidhje me ligjinpër lojërat e fatit. Ai tha se është keqpërdorur flamuri i BE-së me këtë ligj, për të cilën sipas tij, ka qenë kundër edhe vet ambasadori europian, përcjell KlanM.

Mexhiti, siç thuhet në kumtesën e këtij grupi, ka porositur Talat Xhaferin, Fatmir Besimin dhe Artan Grubin që të mos e njollosin BDI-në me kazionotë.

‘Ne po mundohemi ta luftojmë arrogancën e ekzekutivit tonë, po mundohemi të vendosim një normë të re të autokritikës si vlerë e re e cila na mbron nga mendjemadhësia, nga çallëmi, sepse nuk mund të shkojmë te qytetari e t’ia kërkojmë votën dhe mandej të futemi në qeveri e ta harrojmë qytetarin, ta harrojmë votuesin, ta harrojmë militantin, këshillin vendor e kështu me radhë. Së paku të ndalim këtë hov i cili na bëri që të humbim Pollogun, të humbim Tetovën e Gostivarin dhe gati çdo komunë në Pollog’ ka thënë Izet Mexhiti.

You may also like