Moreno refuzoi Kosovën, zyrtarisht merr drejtimin e skuadrës ruse

by admin
Spread the love

Roberto Moreno tashmë edhe zyrtarisht është trajneri i skuadrës ruse, Sochi.

Ai edhe zyrtarisht nuk do t’i bashkohet kombëtares së Kosovës, pasi ka marr drejtimin e Sochit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Футбольный клуб «Сочи» (@pfcsochi)

Trajneri spanjoll së fundmi e pati një takim me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me të cilin bisedoi për mundësinë që ta marrë në dorë Kombëtaren e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Por, Moreno është emëruar trajner i klubit rus, duke i lënë kështu anash opsionet që i kishte që të bëhej selektor i Kosovës ose trajner i klubit turk, Adana Demirspor.

Ish-selektori i përkohshëm i Spanjës do ta zgjedhë projektin e Sochit pavarësisht se ky ekip është në fund të ligës elitare ruse.

Sochi është në pronësi të Boris Rotenberg, njëri nga njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm në Rusi.

Tash, FFK-ja duhet të ndjek pista të tjera për pasuesin e Primoz Glihas pasi sipas të gjitha gjasave, pista Moreno ka dështuar. /Lajmi.net/

You may also like