Monaco i merr Marseille vendin e Champions, St Etienne në dorë të PSG dhe Nantes

by admin
Spread the love

Gara për Kupat e Europës mbetet e hapur deri në fund në Ligue 1. Monaco mposhti 4-2 Brest dhe shfrytëzoi humbjen e Marseille ndaj Rennes, 0-2, për t’u ngjitur në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.

Nice mori një goditje të fortë nga kampionët e sezonit të shkuar, pasi u mund 3-1 dhe u kalua në renditje nga Strasbourg. Këta të fundit mposhtën Clermont me rezultatin minimal 1-0.

PSG ndërkohë e kishte si miqësore kundër Montpellier dhe fitoi me rezultatin 4-0. Në 20 minuta Messi (2 gola) dhe Di Maria realizuan tre herë për kampionët e Francës, kurse golin tjetër e shënoi me penallti Mbappe.

MBIJETESA – St Etienne ka bërë nja hap fals të madh, pasi u mund 1-2 në shtëpi nga Reims që nuk kishte asnjë objektiv. Metz ndërkohë mundi Angers 1-0 dhe ngjitet në vendin që të dërgon në play-out.

Bordeaux barazoi 0-0 me Lorient dhe praktikisht është i rënë nga kategoria. St Etienne shpreson ende, pasi më një pikë ndaj Nantes dhe nëse PSG mund Metz, ka një shans shtesë për të qëndruar në Ligue 1.

Foto: AS Monaco, Twitter

You may also like