Momenti i ndërhyrjes në Loshajn – që pasoi me ndërprerjen e ndeshjes në Turqi

by admin
Spread the love

Me të rinisur kampionati turk i futbollit, ndeshja e Superligës së Turqisë mes Istanbulsporit dhe Trabzonsporti është ndërprerë, rreth 10 minuta pa përfunduar koha e rregullt.

Presidenti i Istanbulspor, Ecmel Faik ka tërhequr ekipin nga fusha, për shkak të pakënaqësive në ndarje të drejtësisë, njofton mediumi turk “Fanatik”, përcjell lajmi.net.

E gjitha nisi kur futbollistët e Istanbulsporit aloduan në penallti, pas ndërhyrjes në futbollin e Kosovës, Florian Loshaj. Në aksionin në vazhdim, Trabzonspor realizoi gol.

Disa prej futbollistëve vendas kërkuan të vazhdojnë përballjen deri në fund, por presidenti i klubit nuk ndryshoi mendje.

Në minutën e 79-të kur edhe u ndërpre ndeshja, Trabzonspori po udhëhiqte 2:1 në rezultat.

Para pak kohësh, Superliga e Turqisë u ndërpre për shkak të sulmit fizik në gjyqtarin turk nga presidenti i Ankaragucut, i cili më pas u arrestua me disa persona të tjerë./Lajmi.net/

You may also like