Momente horrori për Bullgarinë, aksidentohet autobusi i ekipit, operohet sulmuesi

by admin
Spread the love

Futbollistët dhe stafi i kombëtares bullgare kanë kaluar momente tmerri pasi autobusi i tyre është aksidentuar rrugës për në Gjeorgji. Kombëtarja bullgare po udhëtonte në Tbilisi ku do të zhvillohet edhe ndeshja e Nations League, kur shoferi i autobusit humbi kontrollin.

Kështu, mbeti i lënduar sulmuesi Todor Nedelev i cili u detyruar edhe të operohej në tru. Për fat të mirë operacioni u krye me sukses dhe tashmë sulmuesi do të vazhdojë të qëndrojë në monitorimin e mjekëve.

Për sa i përket pjesës tjetër të ekipit, fatmirësisht, askush nuk pësoi lëndime serioze. Aksidenti ndodhi gjatë momentit që ekipi po shkonte drejt hotelit, ndërsa u aksidentua një nga dy autobusët që po transportonin kombëtaren bullgare të futbollit. /oversport.tv

Foto: Team Bulgaria, Facebook

You may also like