MOLDAVI – Ministria e Jashtme: Rusia të pranojë aspiratat e saj në BE

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MOSKË, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Ish-republika sovjetike e Moldavisë i bëri thirrje Rusisë që të pranojë aspiratat e saj pro-perëndimore ndërsa kërkon të bashkohet me BE-në.

Ministria e Jashtme në Kishinau hodhi poshtë deklaratat e kryediplomatit rus, Sergei Lavrov se rruga e vendit është “agresive”.

Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar dhe lufta që pasoi ka rritur shqetësimet e Moldavisë. Vendi i vogël ndodhet midis Rumanisë dhe Ukrainës.

“Ne do të ishim mirënjohës nëse të gjitha shtetet e botës, përfshirë Federatën Ruse, do ta vlerësonin zgjedhjen e popullit tonë”, tha zëdhënësi i ministrisë, Daniel Voda.

Moldavia, e cila përfshin rajonin separatist rusishtfolës të Transnistrisë, iu dha statusi i kandidatit në BE, vitin e kaluar.

Në një intervistë në televizionin shtetëror rus, Lavrov tha se Moldavia po ndërtohej nga Perëndimi për t’u bërë një  vend i ri “anti-rus” ashtu si Ukraina.

Analistët thonë se Rusia pushtoi Ukrainën në një përpjekje për ta mbajtur vendin në sferën e ndikimit të Rusisë, pasi edhe ajo planifikon të anëtarësohet në BE.

Lavrov kritikoi presidenten moldave, Maia Sandu se ishte “gati për çdo gjë”, duke përfshirë një zgjidhje të dhunshme të krizës së Transnistrisë.

Këshilltari i qeverisë moldave, Alexandru Flenchea tha  për gazetën gjermane “Die Welt”, bëri thirrje për një tërheqje të trupave ruse nga Transnistria.

Rreth 1500 ushtarë rusë janë të stacionuar në rajon, të cilët janë zyrtarisht si paqeruajtës. Por, Flenchea tha se 10 000 deri në 15 000 paraushtarakë pro-rusë janë vendosur gjithashtu atje.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like