Moderatorja e njohur shqiptare bëhet pjesë e Big Brother VIP Kosova! (EMRI + FOTO)

by admin
Spread the love

Televizionet shqiptare do të marrin ‘flakë’ këtë vit, teksa me siguri ky do të jetë viti i klikimeve të shumta. Big Brother VIP, programi i shumëpritur nga shqiptarët do të vijë jo vetëm në një televizon, por në dy televizione. Starti i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova është caktuar tashmë dhe ky program pritet të nisë më 5 dhjetor, ndërsa Big Brother VIP Albania 2 do të nisë së shpejti.

Sa i përket Big Brother VIP Kosova 1, shumë surpriza janë paralajmëruar deri në nisjen e kētij formati, teksa deri më tani janë përcaktuar vetëm moderatorët, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi si edhe emri i opinionistit, i cili do të jetë gazetari shqiptar, Olti Curri. Ndërkaq, ditën e sotme, faqja zyrtare e Big Brother VIP Kosova në Instagram ka zbuluar edhe emrin e një tjetër moderatoreje që do të jetë pjesë e këtij formati.

E jo si banore e shtëpisë më të famshme në Kosovë, por si moderatore e një emisioni ku do të diskutohen ngjarjet në detaje dhe çdo gjë tjetër rreth Big Brother VIP Kosova.

Elita do të vijë me një program ku do të ketë të ftuar të ndryshëm, përfshirë këtu edhe të eliminuarit e javës nga formati, e të gjitha ngjarjet brenda shtëpisë më të famshme do të trajtohen e komentohen si kurrë më parë në 360 gradë.

You may also like