Mocion mosbesimi ndaj Bashës? Ristani zbulon çfarë pritet të ndodhë: Do rikthehemi në selinë blu

by admin
Spread the love

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani tha se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet për t’i hapur rrugë zgjedhjes së kryetarit të PD sipas parimit “një anëtar një votë”, ndonëse mund të ketë një shtyrje sa i takon datës.

I pyetur mbi zërat që kërkojnë njëherazi largimin e Berishës dhe Bashës, Ristani tha se këto janë propozime që s’kanë lidhje me sistemin.

“Janë propozime që s’kanë lidhje me sistemin. Janë muhabete, dëshira të gjithsecilit. Sistemit parashikon që të vendoset me votë dhe vetëm me vonë njerëzit rrinë ose ikin. Vota e demokratëve do vendosë kush do jetë kryetari ose nënkryetari.”

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD foli edhe mbi deputetët që i kanë dalë kundër Bashës.

“Sa më koherent dhe i vërtetë politikani aq më i besueshëm te elektorati. Ka prej tyre që s’janë politikanë, që ishin rastësisht, që s’marrin veshë nga politika dhe e kanë mbrojtur prej marrëdhënies së tyre. Ka prej tyre me amplitudë të fortë, Gjekmarkaj psh. çështjen e ka me besueshmërinë te elektorati, sa do besohet një njeri që do kalojë nga ekstremi në ekstrem. Basha është identifikuar si njeri që s’ka besueshmëri as te njerëzit që i mori vetë, dhe ka ngelur vetëm.”

I pyetur mbi mundësinë e një mocioni mosbesimi ndaj Bashës, Ristani u shpreh për një rikonfigurim të grupit parlamentar demokrat.

“Në dijeninë time ka ura komunikimi dhe do vazhdojë të ketë. Unë do ta përkrahja një ide të mbledhjes së grupit parlamentar dhe një rikonfigurimi të grupit, duke ndryshuar edhe drejtuesit”, tha ai.

You may also like